7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kush është këshilltarja bukuroshe, që infektoi Donald Trumpin me virusin korona

Rekomandime

Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do t’i duhet të futet në karantinë një muaj para zgjedhjeve, pasi i konfirmua pozitiv me koronavirusin.

- Advertisement -

Pasi u fut me bashkëshorten në karantinë, ata dhanë mesazhin se ” do ta kalonin së bashku këtë” .

”Këtë mbrëme, Melanie dhe unë testuam pozitivisht me COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë BASHKË!”, tha Trumpi.

Komentet e presidentit Trump vijnë pasi ai konfirmoi se Hope Hicksi, një nga ndihmëset e tij më të afërta, kishte rezultuar pozitive të enjten.

- Advertisement -

Hicksi kishte filluar të kishte simptoma të lehta gjatë udhëtimit me avion nga një tubim në Minesota në Uashington, të mërkurën në mbrëmje, sipas një zyrtari të administratës, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar informacione private shëndetësore.

- Advertisement -

Ajo u izolua nga personat e tjerë në avion dhe diagnoza e saj u konfirmua të enjten.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se “presidenti e merr shumë seriozisht shëndetin dhe sigurinë e tij dhe të gjithë atyre që punojnë në mbështetje të tij dhe popullit amerikan”.

“Zyra e Operacioneve e Shtëpisë së Bardhë bashkëpunon me mjekun e presidentit dhe Zyrën Ushtarake të Shtëpisë së Bardhë për t’u siguruar që të gjitha planet dhe procedurat ndjekin udhëzimet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe praktikat më të mira për kufizimin e ekspozimit ndaj COVIDIT-19 në masën më të madhe të mundshme si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe kur presidenti udhëton”, tha zoti Deere.

Hope Hicksi kishte udhëtuar disa here me presidentin këtë javë, përfshirë me helikopterin presidencial, për një tubim në Minesota të mërkurën dhe në avionin presidencial për në debatin e parë presidencial të së martës.

Hicksi, një nga ndihmëset më të besuara të presidentit, më parë ka shërbyer si drejtore e komunikacioneve në Shtëpinë e Bardhë dhe u rikthye në administratë këtë vit përpara zgjedhjeve. Bloomberg News ishte media e pare që njoftoi e para se ajo kishte rezultuar pozitive.

Disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë kanë rezultuar pozitivë për virusin, përfshirë sekretaren e shtypit të nënpresidentit Mike Pence, Katie Miller, këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe një nga asistentët personal të presidentit.

Pas rasteve të para pozitive pranë presidentit, Shtëpia e Bardhë vendosi një regjim për testim të përditshëm për ndihmësit e lartë të presidentit. Të tjerët që do të jenë pranë presidentit dhe nënpresidentit, përfshirë gazetarët, testohen gjithashtu çdo ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit