12.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Armend Muja reagon ashpër ndaj Selmanajt dhe Gaxherrit: Përplasu me Bogujevcin e përqafohu me Vuçiç, nuk shkon

Rekomandime

Analisti politik, Armend Muja, ka reaguar për zhvillimet e djeshme në Kuvend, derisa iu ka drejtuar dyshes Driton Selmanaj dhe Besa Gaxherri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk shkon që të përplasen me Saanda Bogujevcin, e të përqafohen me Vuçiçin.

- Advertisement -

Muja ka shtuar se nuk shkon as që të ndërtojnë karrierë duke akuzuar SHIK-un për vr.asje e të bashkëqeverisin me të njëjtit.

Po ashtu, ka thënë se nuk shkon që të kërkohet azil politik në SHBA në emër të rrezikut nga Hashim Thaçi, e më pas natën t’i kërkohen vota për ndërtim të qeverisë.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Përplasu me S.Bogujevci e përqafohu me Vuçiç nuk po shkon.

Konsumim, ezaurim dhe lodhje nga çështja e të pagjeturve të v.rarë nga Serbia në njërën anë, ndërsa agjilitet e persistencë në fryrjen e urrejtjes ndër-shqiptare me kauzën e vr.asjeve politike, nuk shkon.

- Advertisement -

Ndërto karrierë politike duke akuzuar SHIK për vr.asje, e bashkëqeverisje me të njëjtit, nuk shkon.

Kërko azil politik në ShBA në emër të rrezikut nga Ish-Presidenti Thaçi ditën, e kërkoi të njëtit vota për ndërtim qeverie natën, nuk shkon.

Fryj v.rasjet ndër-shqiptare e harro spastrimin etnik në libra të historisë ballkanike, nuk shkon. Kaq për dyshen e famshme toksike Selmanaj/Gaxherri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit