1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Hoti me kabinetin e tij: Kah shkuan në Shqipëri me maska, kah u kthyen pa to

Rekomandime

Derisa në Kosovë dhe Shqipëri po komentohet ajo se çfarë nënshkruan dhe thanë liderët shqiptarë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kryeministri Hoti me kabinetin e tij po kthehen për në Prishtinë nga Tirana.

- Advertisement -

Në një fotografi të publikuar nga shefja e kabinetit të Hotit, Ardia Dushi, gjatë udhëtimit të tyre me autobus, asnjëri nga zyrtarët e lartë, përfshirë kryeministrin, nuk po mbajnë maska dhe distancë siç kanë urdhëruar vetë, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë nëse në një automjet udhëtimi është më shumë se një person maska është e obliguar, por këtë s’e respektoi ministri që e dha këtë urdhër, Armend Zemaj.

Derisa Policia e Kosovës ka shqiptuar një numër gjobash te qytetarët për mosmbajtje të maskave, është kreu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që po ashtu e ka bërë këtë shkelje.

Por, si zbatues të rregullave u treguan derisa ishin duke shkuar për në Shqipëri ku u panë të gjithë me maska.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit