8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krasniqi godet Hotin: Qeveritarët nuk i vlerësojmë çka hanë, por çfarë vendimesh marrin

Rekomandime

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, ka treguar se pse para gjashtë vitesh kishin vendosur për ta themeluar këtë parti.

- Advertisement -

Ai është shprehur i bindur se Kosovës i duhet një parti e fuqishme socialdemokrate.

Në postimin e tij në Facebook, Krasniqi ka goditur edhe kryeministrin Avdullah Hoti, pas lajmit se ai bukën e merr nga shtëpia.

Krasniqi ka thënë se qeveritarët nuk duhet të vlerësohen se çka zgjedhin për të ngrënë, por sa vendime të drejta i marrin për të qeverisur me vendin, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Para gjashtë viteve, kur vendosem ta formonim NISMËN për Kosovën, ishim të bindur se Kosovës i duhej një parti qytetare e qendrës se majtë. Pas gjashtë viteve jemi edhe më të bindur se Kosovës i duhet një parti e fuqishme socialdemokrate. Politikat që i kemi nisur t’i zbatojmë në Qeverinë e koalicionit të Kosovës, në ministritë e drejtuara nga NISMA Socialdemokrate, janë politika sociale dhe politika që nxisin prodhimin vendor. Kjo është frymë e re politike në praktikën qeverisëse për t’i ndihmuar mijëra familje që ia kanë nevojën dorës se kujdesshme te shtetit. Ndërsa, në politikën e Kosovës kemi sjell kulturë e frymë të re komunikimi me kulturë në mes partive politike.

- Advertisement -

Shekulli XXI, për ne shqiptarët e Kosovës është shekulli i Lirisë, ë Pavarësisë dhe ë Demokracisë se tranzicionit. Është krejt e natyrshme, që populli ynë, për dy dekadat e lirisë, e një dekadë të pavarësisë të kërkojë që t’i kompensoi shekujt e demokracive perëndimore, por kjo nuk behet dot, e më pak mund të bëhet me përvojën politike te viteve të para te pas luftës çlirimtare. Ne, duhet ta dimë se me politikat e deritashme nuk mund të hyjmë në sfidat e reja të Shtetndërtimit, të zhvillimit, të shtetit ligjor, të shtetit me demokraci të zhvilluar e drejtësi sociale. Ketë mundësi nuk e kishim para gjashtë viteve, por, me përvojën e shpalimet politike e programore qe i bëmë gjatë katër viteve, kemi krijuar mundësi të reja organizimi e veprimi.

Ne, para gjashtë viteve e kemi filluar një rrugëtim të ri politik me qëllim që në shoqërinë tonë të ndërtojmë një solidaritet të ri në mes qytetarëve tanë, solidaritet i mishëruar në një kontratë të re sociale, ku çdo e drejtë e njeriut tonë është një përgjegjësi e një numri shumë herë më të madh të bashkëqytetarëve tanë. Me NE e në Ne, askush nuk mund të dyshoj se na mungon dija, dashuria, drejtësia, se na mungon përkushtimi dhe vendosmëria për ta ndryshuar gjendjen në qeverisje dhe ndërtuar shtetin së drejtës. Rrugëtimi ynë e dëshmon ketë. Puna që po e bëjmë e konfirmon ketë.

Realiteti ynë politik e shoqëror është duke e kërkuar një partë socialdemokrate që dinë e donë të qeverisë me vendime të drejta. Shteti ynë është po e kërkon një partë rreth se cilës bashkohen segmentet e organizuar të shoqërisë sonë të orientimit të qendrës së majtë, që pajtohen me parmet politike, ekonomike e sociale te Socialdemokracisë euro-atlantike. Me njerëzit që dinë, donë e kanë çka të investojnë për ndryshime shoqërore e solidaritet njerëzor. Me njerëz që i kërkon vendi e jo me ata që vrapojnë të grabisin atë që nuk u takon. Secilit i takon puna që e meriton.

Nisma Socialdemokrate duhet të ndahet pa ekuivokë nga politikat e shurdhëta që nuk kanë veshë e sy t’i dëgjojë e t’i shikojë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim t’u flasin njerëzve hapur e çiltër.

Bashkimi i elitave intelektuale të kombit në një partë socialdemokrate progresiste, pra ë atyre intelektualëve, të rinj e të vjetër që kanë bindje socialdemokrate, të parimeve socialdemokrate, mund dhe duhet ta sjellën ndryshimin dhe progresin në shoqërinë tonë. Bashkimi i Socialdemokratëve e bënë fuqinë.

Nisma Socialdemokrate do të ndihmojë sidomos të rejat e të rinjtë që punojnë në ndryshimin e ambientin të tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë. I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze që do të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror, t’i bashkohet Nismës Socialdemokrate. Gruaja – NËNË në shpirt është solidare dhe ajo/ato askund nuk mund ta gjejnë veten më mirë sesa në Nismën Socialdemokrate. Ndryshimin mund ta bëjnë vetëm qytetarët e bashkuar rreth Nismës Socialdemokrate, rreth një përgjegjësie të re, rreth një moralë të ri politik e progresist.

NE, QEVERITARËT NUK I VLERËSOJMË SE ÇKA ZGJEDHIN PËR TË NGRËN, POR SA VENDIME TË DREJTA I MARRIN PËR TË QEVERISUR ME VENDIN, SA ATA E NDRYSHOJNË KUALITETIN E JETËS SE QYTETARËVE, SA VENDE TË REJA KRIJOJNË PËR RININ TONË!

Tetori e Nëntori të këtij viti, janë muaj zgjedhor të NISMËS Socialdemokrate. Socialdemokratëve ju afrohen mundësi të reja angazhimi për ndryshime pozitive!

Socialdemokratëve të NISMËS – JU PRIFTË E MBARA!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit