3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kështu iu kundërpërgjigjën tifozët kosovarë atyre serbë në Prizren

Rekomandime

Tifozët prizrenas u kanë reaguar vizitorëve serbë, që të shtunën kishin bërë thirrje “Kosova është Serbi” nëpër rrugët e Prizrenit.

- Advertisement -

Disa tifozë kanë bërë thirrje “Kosova, zemra e Shqipërisë” në Prizren, në afërsi të Kishës së Shën Premtes.

“Arpagjikët” thonë se ky është reagim ndaj thirrjeve të djeshme të serbëve në këtë qytet.

Brohoritje “Kosovo je Serbia” (shqip: “Kosova është Serbi”) janë dëgjuar dje në qytetin e Prizrenit.

- Advertisement -

Te Kisha e Shën Premtes, e njohur si Kisha e Levishës, është mbajtur ajo që është dukur të jetë një ceremoni festive nga një grup serbësh.

Ata janë fotografuar rreth orës 15, teksa po këndonin këngë provokuese dhe po mohonin pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Qarkullimi i automjete në rrugën ku ndodhet kisha ortodokse serbe është ndaluar për rreth 15 minuta nga Policia e Kosovës, kanë treguar dëshmitarët për Gazetën Express.

Zyrtarë të PK’së e ruajnë vazhdimisht Kishën e Levishës, që ndodhet në zonën historike të Prizrenit.

Kjo kishë ishte shndërruar në xhami, para se xhamia të bëhej përsëri kishë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit