12.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Zbulohet kush i bëri ftesën Goran Bregoviçit që të shkojë në Korçë

Rekomandime

Ftesa që këngëtari serb, Goran Bregovic të performonte në Korçë u shoqërua me kritika të shumta nga qytetarë, personalitete të ekranit dhe artistë.

Por kush realisht i bëri ftesën frymëzuesit të çetnikëve serbë?

- Advertisement -

Administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja i pyetur sot lidhur me Festën e Birrës dhe pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në këtë aktivitet ka sqaruar për televizionin News24 se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.

“Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bere këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se festa e birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh. Është bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve.

Ne jemi një nga subjektet pjesëmarrëse që kemi obligim përfaqësimin sa më dinjitoz të produkteve tona që i kanë sjellë Korçës këtë festë”, deklaroi administratori i Birra Korça.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit