Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan hapi sesionin legjislativ të parlamentit turk të enjten me një fjalim të gjatë mbi Jeruzalemin dhe Palestinezët, në të cilin ai deklaroi: “Jeruzalemi është qyteti ynë”.
Erdogan iu referua sundimit të Perandorisë Osmane në Jeruzalem, i cili zgjati me shekuj, më saktësisht, siç deklaroi ai nga 1517 deri në 1917.
“Gjurmët e rezistencës osmane ende mund të shihen në atë qytet, të cilin na u desh ta lëmë me lot gjatë Luftës së Parë Botërore. Kështu që Jeruzalemi është qyteti ynë”, tha presidenti turk.
Ai shtoi se muret e Jeruzalemit, të cilat qëndrojnë ende, dhe Kupola e Shkëmbit në Qytetin e Vjetër u restauruan nga Sulejmani i Madhërishëm, i cili drejtoi Perandorinë Osmane nga 1520 deri në vdekjen e tij në 1956.
“Çështja e Jeruzalemit nuk është një problem i zakonshëm gjeopolitik për ne. Së pari, Qyteti i Vjetër, zemra e Jeruzalemit, u ndërtua nga Sulejmani i Madhërishëm dhe paraardhësit tanë treguan respekt dhe e vlerësuan shumë atë qytet”, deklaroi Erdogan.
President @RTErdogan: “We consider it an honour on behalf of our country and nation to express the rights of the oppressed Palestinian people on every platform, with whom we have lived for centuries.” pic.twitter.com/yCcfrrc5RY
— Turkish Presidency (@trpresidency) October 1, 2020