6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kryetari i OVL-UÇK-së ka kërkesë për liderët politikë

Rekomandime

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se ne veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kemi luftuar që sot politikanët dhe krerët e vendit të bëjnë përçarje ne mes popullit, të gjithë dëshmorët e rënë kanë dhënë jetën që ne sot të jemi të bashkuar.

- Advertisement -

Po ashtu, ai i ka bërë thirrje të gjithë liderëve të institucioneve dhe partive në Kosovë të ulen bashkë në një tryezë dhe t’i zgjedhin problemet e Kosovës

Postimi i plotë:

Këto ditë kemi ndjekur me shqetësim dhe vëmendje të madhe gjendjen politikë në Kosovë ku ka pasur një krizë të madhe politike, ne veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kemi luftuar që sot politikanët dhe krerët e vendit të bëjnë përçarje ne mes popullit, të gjithë dëshmorët e rënë kanë dhënë jetën që ne sot të jemi të bashkuar, të jemi një zëri, të kemi shtetin tonë, të mos përdhosim dhe shkelim ligjet, institucionet dhe shtetin e Kosovës por të ndërtojme dhe ta zhvillojmë sa me shumë në të drejtimet.

- Advertisement -

Ju bëjmë thirrje të gjithë liderëve të institucioneve dhe partive në Kosovë të ulen bashkë në një tryezë dhe t’i zgjedhin problemet e Kosovës, të mos e ndajnë popullin në klane partiake sepse populli nuk është pronë e asnjë partie, t’i lënë inatet e tyre personale dhe të bashkohen për të mirën e vendit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit