7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Deputetja e LDK-së del kundër Isa Mustafës: Jam kundër koalicionit me PDK-në

Rekomandime

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë deklaroi se partia e tij i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së.

Por jo të gjithë deputetët e LDK-së janë “pro” deklarimit të shefit të tyre.

- Advertisement -

Kundër një koalicioni të mundshëm me PDK-në, është deputetja e LDK-së nga Gjilani, Valentina Bunjaku, e cila thotë se për këtë qëndrim ka shumë arsye.

“Unë mendoj se PDK nuk duhet me u përfshi në Qeveri, ka shumë arsyeje pse PDK nuk duhet me u përfshi në qeveri”, tha shkurt Bunjaku për Front Online.

Ndërsa për mendimin e kundër që ka me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për futjen e PDK-së në Qeveri, deputetja Bunjaku tha se nuk pret që të penalizohet nga kryetari i saj, pasi që siç tha ajo, Mustafa i penalizon ata që veprojnë ndryshe LDK-së, dhe jo ata që kanë mendim të kundërt.

- Advertisement -

“Nuk e penalizon isa Mustafa asnjëherë askënd që e thotë mendimin ndryshe, por atë që vepron ndryshe”, tha Bunjaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit