Lideri i Politikës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka folur për T7 në lidhje me takimin e sotëm në mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës.
“Është moment i rëndësishëm, pres me padurim që të luhet ndeshja dhe për të parë se sa ka përparuar edhe Kombëtarja e Kosovës” – e nisi deklaratën e tij, Ahmeti.
Ai nuk pranoi të jepë rezultat për këtë ndeshje e as parashikim por bëri të nënkuptohet që dëshiron fitoren e Kosovës.
“Unë dua të jem i përmbajtur dhe nuk dua të shprehem apo të parashikoj. Mysafirët duhet të përcillën të gëzuar nga Shkupi”- ishin fjalët e Ahmetit.