7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Situatë e rëndë në Francë: Në 4 qytete jepet alarmi i kuq, mbyllet baret e restorantet

Rekomandime

Franca është duke parë një rritje të frikshme të numrit të rasteve me koronavirus javët e fundit.

- Advertisement -

Parisi ka kaluar në gjendjen e emergjencës, ndërsa çdo spital atje ka ndezur alarmin dhe ka kaluar në urgjencë.

Qeveria franceze ka vendosur kufizime më të rrepta në katër qytete të tjera me norma të larta infektimi, pasi një numër vendesh evropiane shohin një rritje të rasteve.

Qytetet Lyon, Lille, Grenoble dhe Saint-Etienne do të bëhen zona të alarmit maksimal nga e Shtuna.

- Advertisement -

Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen, siç bënë në Paris në fillim të kësaj jave dhe Marseille muajin e kaluar.

Masat u njoftuan ndërsa Franca pa pothuajse një rekord rastesh të reja, 18,129.

- Advertisement -

“Situata është përkeqësuar në disa metropole në ditët e fundit, çdo ditë, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen” – tha Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Veran në një konferencë shtypi të Enjten.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit