10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

PDK i reagon Veton Surroit: Thaçi e Veseli t’i kanë prishur ëndrrat për ta rimëkëmbur Jugosllavinë

Rekomandime

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, i ka reaguar publicistit Veton Surroi, pas deklaratës së tij rreth propozim-aktakuzës për Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se dy liderët ia kanë prishur Surroit planet për Jugosllavinë.

“Ia kanë prishur ëndrrën e mëkëmbjes së Jugosllavisë, ëndrrën e Beogradit si epiqendër kulturore dhe politike të gravitimit të shqiptarëve, ëndrrën e orientimit titist të shoqërisë sonë të lirë.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si drejtues të UÇK-së, ia kanë prishur përgjithmonë shumë ëndrra Veton Surroit.

Ia kanë prishur ëndrrën e mëkëmbjes së Jugosllavisë, ëndrrën e Beogradit si epiqendër kulturore dhe politike të gravitimit të shqiptarëve, ëndrrën e orientimit titist të shoqërisë sonë të lirë.

- Advertisement -

Hashim Thaçi e Kadri Veseli, si drejtues të UÇK-së, e kanë nxjerrë Kosovën nga periferia e historisë dhe e kanë bërë atë histori të suksesit, të pastër, të drejtë, të rreshtuar pro demokracisë dhe Perëndimit.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli, si drejtues të UÇK-së, e kanë bërë të pamundurën të mundshme, të paarritshmen të arritshme, dhe janë krenarë për atë çfarë kanë bërë.

Prandaj, Veton Surroi sot shfrenohet nga entuziazmi, sepse për shkak të Hashim Thaçit e Kadri Veselit i janë shuar përgjithmonë ëndrrat jugosllave me të cilat është ngjizur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit