Kishte informata se po bisedohet për këmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, ka thënë Xhim Xhatrans, analist politik amerikan e ish diplomat, në një intervitë se gazetën beogradase “Danas”, gjatë një vizite private në Serbi.
– Nuk e di nëse Vuçiq dhe Thaçi lobuan së bashku, por kishte bisedime rreth shkëmbimit të territoreve – që Mitrovica e veriut t’i përket Serbisë dhe Presheva Kosovës së pavarur.
Morëm informacione se për këtë është folur në administratën e Trumpit, por se ata nuk ishin të bindur se duhet të shkohej në atë mënyrë.
Amerikanët nuk reaguan në atë drejtim, ndoshta sepse ata e dinë se Evropa do të ofronte rezistencë të fortë ndaj zgjidhjeve të tilla, si dhe disa grupe politike shqiptare siç është ai rreth Abdullah Hotit. Dhe mendoj se kjo është një ide e keqe.
I pyetur se a janë aleatë BE-ja e ShBA-ja rreth rregullimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, ai thotë:
– Nuk ka ndonjë ndryshim serioz midis politikës së SHBA-ve dhe BE-së ndaj Kosovës, përkundër faktit se pesë vendet e Bashkimit ende nuk pajtohen me politikën “e përbashkët” të Brukselit.
Pavarësia e supozuar e Kosovës konsiderohet si një fakt i padiskutueshëm, të cilin kurrë nuk do mund ta vënë në dyshim.
Nga këndvështrimi i tyre, të gjitha negociatat në fund të fundit duhet të çojnë në ndryshimin e pozicionit të Serbisë.
Takimin në Uashington të Vuçiqit e Hotit me presidentin Trump ai e ka quajtur një “promovim i lirë fotografik amerikan të konceptuar si një lloj mini-Camp Davidi me rezultatin përfundimtar që kjo të tregohej si ndihmë për Izraelin.
Përndryshe, siç e prezanton gazeta, Xhim Xhatrans, shef i kompanisë lobuese Vanable, i angazhuar nga Serbia, ka lobuar kundër pavarësisë së Kosovës.