8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rrëfimi i Gani Gecit se si e kishte ndodhur rasti me Ruzhdi Shaqirin në vitin 2014

Rekomandime

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci kishte rrëfyer në Gjykatë momentin kur e kishte vr.arë Ruzhdi Shaqirin në Skenderaj në gusht të vitit 2014.

Geci dy vjet pas vr.asjes në vitin 2016 kishte treguar para gjykatësit detajet se si e kishte vr.arë Shaqirin.

- Advertisement -

“Jam kanë në sheshin e Skenderajt dhe e kam dëgju fjalën arabe “selam alejkum”, dhe jam kthy në anën e majtë, I kam pa disa persona ulur në tavolinë, në mesin e tyre ishte edhe Ruzhdi Shaqiri. E pashë se ai e kishte çu dorën ma kish pas ba “selak alejkum” dhe jam kthy kur e kam pa Ruzhdinë, jam tut se Ruzhdinë se kam pa kurrë në Skenderaj kurrë e as në atë lokalin që kam ndejt unë kurrë. Pastaj jam shku afër tavolinës dhe i kam thanë a i ke tubu pleqt për me ba be ku je kanë me 19.10, Ruzhdia e ka shty tavolinën nuk më ka lanë me përmend datën 2001 dhe me njërën dorë e ka shty tavolinën dhe më ka thanë hup shko në *** dhe u mundu me u çu në kamë dhe unë jam frigu fort se thashë e nxjerri, e kam pa diçka mu ka dokë si zi si ar.më mu ka dokë edhe unë jom hupë s’di as çka kom ba”, kishte thënë Geci.

I pyetur nga avokati se përse nuk e ka shmangur takimin me Ruzhdi Shaqirin dhe të largohej, Geci kishte thënë se nuk ia ka kthyer shpinën asnjëherë sepse e ka konsideruar njeri të rrezlkshëm.

“Unë edhe ma herët kur e kam pa Ruzhdi Shaqirin nuk ia kam kthy shpinën kurrë atë e kam konsideru njeri të rrezkshëm”, kishte deklaruar Geci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit