14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Propaganda nga Beogradi: Do të ketë suIme ndaj serbëve në Kosovë për ta shpëtuar Thaçin e Veselin nga Specialja

Rekomandime

Sipas gazetës serbe Novosti, me burimet e tyre ‘jo zyrtare’ nga shërbimet serbe të inteligjencës pretendon se ka nisur aksioni i shqiptarëve në Kosovë i emëruar “Nderi”, që ka synim organizmin e suImeve dhe provokimeve ndaj serbëve në Kosovë për të bllokuar dialogun mes Kosovës e Serbisë si dhe diskreditimin e Gjykatës Speciale.

Ky lajm propagandues i lodhur pretendon se faza e parë operacionit “Nderi” ka synim destabilitetin ndërsa e dyta “Katana” frikësimin e serbëve në Kosovë për të krijuar detabilitet.

- Advertisement -

Gazeta serbe Novosti sot pretendon se shërbimet e sigurisë në Serbi i kanë transmetuar këto ‘shqetësime’ krerëve të qeverisë dhe ushtrisë.

“Serbët në Kosovë e Metohi, posaçërisht ata në enklava, në ditët në vijim do të jenë cak i provokimeve dhe suImeve të organizuara nga shqiptarët, e gjitha me synim të krijimit të destabilitetit që do të sillte deri tek bllokada në dialogun mes Boegradit e Prishtinës si dhe pengimin e bashkëpunimit me gjykatën speciale në Hagë” shkruan gazeta serbe Novosti.

Këtij paralajmërimi i shtohet pesha, siç e përshkruan kjo gazetë ‘jo zyrtarisht’ e ka mësuar, shërbimet e sigurisë serbe i kanë paraqitur krerëve të shtetit dhe pasi ditëve të fundit ju kanë arritur lajme për suIme ndaj popullatës serbe në Kosovë, e në një incident ishte përfshirë edhe një fëmijë.

- Advertisement -

Novosti shkruan se kanë ‘informacion’ që liderët shqiptarë në krahinën jugore që nga fillimi i shtatorit po kryejnë operacionin me emrin e koduar “Nderi” që të ndalojnë ngritjen e aktakuzave ndaj presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij Kadri Veseli – për vr. fasjen e gati njëqind njerëzve, krimeve të luftës dhe përndjekjes dhe torturës – para gjykatës speciale në Hagë.

Përveç presionit dhe përpjekjes së diskreditimi të Gjykatës, e cila deri me 24 tetor duhet të vendos rreth aktakuzave, sipas Novosti tani, Prishtina ka ndërmend që përsëri të krijoj bllokadë në negociatat me Beogradin, pasi nuk dëshiron të bisedoj me për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas Novosti që pretendojnë operacioni “Nderi” që është faza e parë e këtij aksioni udhëhiqet nga Burim Ramadani. Faza e dytë e operacionit emërohet “Katana” sipas nofkës së heroit kosovar Agim Ramadani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit