4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Bajqinovci-Hotit: Mos na shit men, jep dorëheqje e ec prej shpije

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Majbinovci, e ka quajtur Avdullah Hotin kryeministër të dobët.

- Advertisement -

“Prej ardhjes së këtij kryeministri, ilegal, ilegjitim, vendit i ka sjell dëme për 100 ditë dhe asgjë të mirë. Ka filluar copëtimin e Kosovës me vendosjen e nënshkrimit në marrëveshje ndërkombëtare. Ndryshim për këtë Qeveri konsiderohet vetëm rrëzimi i Qeverisë Kurti nga Gjykata Kushtetuese e instrumentalizuar nga Hashim Thaçi”, u shpreh ai.

Ai ka thënë se Hoti ka ndaluar procesin e anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Ky kryeministër i dobët ka ndaluar procesin e anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Në këtë 100 ditësh i dha Serbisë mundësi të ketë qasje në Ujman, e futi Serbinë në çështje energjetike, e çka nuk e futi Serbinë brenda Kosovës”.

- Advertisement -

Bajqinovci po ashtu ka thënë se në ministrat e kësaj Qeverie kanë për këshilltarë trafikantë.

Ai ka ironizuar me aksionin e zhvilluar në Karaçevë ditë më parë, duke numëruar ato që janë konfiskuar.

- Advertisement -

“Janë konfiskuar 16 dhi të kuqe, lopë holandeze, 6000 euro para. Operacioni ka kushtuar mbi 30 mijë euro. Edhe do shota dhe dy pushkë të gjata”.

Në fund ai i ka thënë Hoti të japë dorëheqje, duke theksuar se “Askush nuk të pyet për asgjë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit