8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Gëzohem nëse Vlora Çitaku bëhet presidente”

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur sot për mundësinë që ambasadorja e Kosovës në SHBA, të bëhet presidente e Kosovës.

- Advertisement -

Hoxha ka thënë se Çitaku është një aset i çmuar i PDK-së.

“Vlora është aset i padiskutueshëm i PDK-së, pavarësisht se ajo ka qenë në një pozicion tjetër publik – si ambasadore. Mua më ka gëzuar fakti që ajo po kthehet në Kosovë”, ka thënë Hoxha.

Duke mohuar që në strukturat e PDK-së është folur për të që ajo të bëhet presidente, Hoxha ka thënë se Kosova do të krenohet me Çitakun si presidente.

- Advertisement -

“Mua më gëzon fakti nëse bëhet presidente, është grua e zonja, është grua ku Kosova mund të krenohet ku do që prezantohet, qoftë si ambasadore, qoftë si politologe qoftë si deputete kur ka qenë por edhe qoftë si presidente”, ka thënë Hoxha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit