Ish- kryeministri i vendit dhe njëherit lideri i LDK-së, Isa Mustafa tash e sa vjet merrë pagë nga Universiteti i Prishtinës pa shkuar asnjëherë në punë.
Lajmin e kanë konfirmuar pë Gazetën Blic edhe nga Organizata për Monitorimin e Universiteteve publike në Kosovë “Organizata Studentore”.
Kryetari i kësaj organizate Mexhid Ramusa ka konfirmuar ka dhënë detaje për rastin.
Ai tha se që katër vjet Mustafa paguhet pa shkuar fare në fakultet.
“Reagimi jonë është në lidhje me Fakultetin Ekonomik, ku ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa merr rrogë më shumë se katër vite pa ardhë asnjë ditë në universitet dhe pa mbajtur asnjë orë mësimi. Këtë ua dëshmoj unë qartë se jam edhe student i këtij universiteti i nivelit Master dhe i kam dy landë tek i njëjti profesor dhe nuk ka ardhë asnjë orë me mbajt mësim. Ne si organizatë për monitorimin e Universiteteve Publike e kemi monitoru dhe hulumtu këtë rast dhe është 100 përqind i vërtetë. Kërkojmë nga rektorati dhe Prokuroria e Shtetit që të merren masa jo vetëm ndaj këtij profesori por të gjithë profesorëve që janë me ndikim politik dhe marrin paga dhe dëmtojnë buxhetin e universitetit pa mbajtë asnjë orë” deklaroi ai.
Gazeta Blic nga burime brenda Fakultetit Ekonomik ka marrë vesh se atij i janë ndarë orët ne nivelin master, dhe është paguar për ato orë, por Mustafa asnjëherë nuk ka shkuar për të mbajtur orë me studentë.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti deklaruar se nuk ka informata për këtë rast.
“S’kam informata të tilla, s’jam në dijeni për rastin” tha shkurt Sahiti.