Janë zbuluar pagat e lojtarëve në Serie A, ku lider sa i përket harxhimeve është Juventusi me një diferencë të madhe nga klubet tjera.
Nga të dhënat e publikuara nga Gazetta dello Sport, janë 12 futbollistë shqiptarë që janë në listën e pagave të ekipeve të para në Serie A.
Mbret sa i përket pagës te shqiptarët është sulmuesi i ri i Lazios, Vedat Muriqi, që paguhet plot 2.2 milionë euro në vit.
Pas tij më pagë të njëjtë vijnë dy ish mbrojtësit e Veronës, Amir Rrahmani i Napolit dhe Marash Kumbulla i Romës me nga 1.8 milion euro në vit, shkruan Telegrafi.
Me paga vjetor mbi 1 milion euro janë edhe Elsedi Hysaj që fiton te Napoli plot 1.6 milion euro, Thomas Strakosha te Lazio që fiton 1.2 milion euro dhe Riza Durmishi po ashtu te Lazio me 1 milion euro në sezon.
Berat Gjimshiti te Atalanta fiton 800 mijë euro në vit, ndërsa nga 700 mijë fitojnë emra si Mërgim Vojvoda (Torino) dhe Përparim Hetemaj (Benevento).
Ardian Ismajli i transferuar te Spezia fiton 600 mijë euro, ndërsa Valon Behmrami te Genoa ka pagë 500 mijë euro në vit.
I fundit në listë nga shqiptarët e Serie A është portieri Samir Ujkani që fiton 300 mijë euro në vit.
Në listë nuk janë emrat e shumë lojtarëve të rinj që shpesh ftohen në ekipet e para, si ai i Giacomo Vrionit te Juventusi.
Vedat Muriqi (Lazio) – 2.2 milionë euro në vit
Pamje nga rrugët e Beogradit: Shoferi i zemëruar del nga autobusi me një shkop, ndjek shoferin e veturës përpara
Ledri Vula dhe Sara Hoxha pozojnë gjysmë nudo, imazhet bëjnë xhiron në rrjet
Marash Kumbulla (Roma) – 1.8 milionë euro në vit
Amir Rrahmani (Napoli) – 1.8 milionë euro në vit
Elseid Hysaj (Napoli) – 1.6 milionë euro në vit
Thomas Strakosha (Lazio) – 1.2 milionë euro në vit
Riza Durmishi (Lazio) – 1 milion euro në vit
Berat Gjimshiti (Atalanta) – 800 mijë euro në vit
Mërgim Vojvoda (Torino) – 700 mijë euro në vit
Përparim Hetemaj (Benevento) – 700 mijë euro
Ardian Ismajli (Spezia) – 600 mijë euro
Valon Behrami (Genoa) – 500 mijë euro në vit
Samir Ujkani (Torino) – 300 mijë euro në vit