Administratori i faqes së Trustit kapet me qytetarët në komente

0
136

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) ka njoftuar përmes faqes zyrtare në Facebook për kalimin në lexim të parë të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Në këtë postim kanë komentuar qytetarët, e as administratorët e fondit për kursime nuk kanë hezituar të përgjigjen.

“Trustit s’i ka shku për qejfi ky vendim”, ka qenë komenti i një qytetari në postimin e Trustit në Facebook.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i administratorëve të faqes.

“Nuk i ka shkuar për ligji, jo për qejfi”, është kundërpërgjigja që ka kthyer Trusti.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ka marrë aprovimin në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në herën e shtatë që u hodh në votim.

Projektligji ka 13 nene, dhe është me kohëzgjatje deri në fund të vitit 2021.

Pos pikës së shumëpërfolur për tërheqjen nga Trusti, projektligji parasheh ndryshime në TVSH, e tatime në të ardhura për korporata.