10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mundësia e artë e Vlora Çitakut – Presidente ose kryetare e PDK-së!

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës, po luan edhe me pozitën edhe me opozitën.

- Advertisement -

Kjo parti, e cila është në pritje për t’iu bashkuar Qeverisë, nëse arrin të bëjë marrëveshjen e dëshiruar për ta, në të kundërtën do ta votoj mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Loja me karta e kësaj partie, është mjaftë e dyshimtë.

Ajo po luan edhe me LVV-në, ku thotë se nëse i bëjnë nënshkrimet do ta votojnë rrëzimin e Qeverisë. E kjo është e pamundur që LVV-ja të arrin t’i bëjë numrat e duhur, pasi që pa PDK-në nuk ka mundësi që të arrijë të bëjë 40 nënshkrime për këtë mocion.

- Advertisement -

Megjithatë, PDK-ja ka disa shënjestra.

E para është hyrja në Qeveri. PDK-ja nëse arrin të marr disa poste të rëndësishme, siç janë disa ministri për t’i punësuar militantët e saj dhe postin e Presidentit, nuk do të arrijë marrëveshje me LDK-në.

- Advertisement -

Ajo dëshiron ta heq nga Qeveria, partinë e Ramush Haradinaj, AAK-në dhe ato poste të i mbajë për vete, por gjithashtu synim e ka edhe largimin e Nismës.

Të gjithë këto poste ministrore do t’i merr PDK-ja, dhe në këtë mënyrë do të futet në Qeverinë Hoti.

E përveç kësaj, PDK-ja në marrëveshje me LDK-në do ta kërkoj edhe postin e Presidentit.

LDK-ja e cila e ka Qeverinë është para dy zjarreve. Ose të ia falë të gjitha këto poste PDK-së që kjo të futet në Qeveri dhe LDK-ja të mbajë kryeministrin, ose PDK-ja bashkë me LVV-në do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti.

Andaj PDK-ja ka mundësi të artë që të merr atë që dëshiron, normalisht edhe LDK-së i konvenon një qeveri më stabile, kur dihet se sa deputetë ka PDK-ja, ajo do ta mirëpret këtë.

Në të kundërtën LDK-ja do të bie, dhe në zgjedhjet e ardhshme sipas sondazheve do të fitoj LVV-ja.

E kur e shohim se me LVV-në nuk janë gjasat që LDK-ja të bëjë koalicion, kjo e fundit i frikësohet një koalicioni LVV-PDK, që për LDK-në do të ishte një dështim i radhës.

Andaj, së shpejti do të kemi një koalicion LDK-PDK, me kryeministër Hotin por me një president të ardhshëm të PDK-së.

Mundësi të artë për këtë post ka Vlora Çitaku. Ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë ka edhe një mundësi tjetër, të bëhet kryetare e PDK-së nëse Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale.

Andaj PDK-ja po e pret këtë konfirmim të Speciales e cila i hapë rrugë.

Pritja e PDK-së nuk do të zgjas shumë, kjo pritje zgjatë deri në konfirmimin apo jo të Speciales për aktakuzë ndaj kreut të saj, Kadri Veselit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit