3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tragjedi në Gjermani: Vdesin pas goditjes nga treni dy vëllezër nga Deçani, njëri 13 tjetri 17 vjeçar

Rekomandime

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë kanë vdekur mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni, njoftojnë mediat gjermane, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeçar ndërsa tjetri 17 vjeçar, derisa, se të dy vinë nga Komuna e Deçanit kanë konfirmuar familjarët për Gazetën Express.

Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.

- Advertisement -

Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit