12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Ultimatum për Lajçakun e Borellin”, vjen thirrja që Kosova të mos shkojë në Bruksel pa këto kushte

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të presë sot në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vizita e diplomatit sllovak në Prishtinë vjen një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

- Advertisement -

Në njoftimin e lëshuar për media nga zyra e Bashkimit Evropian bëjnë më dije se Lajçak do të qëndrojë sot në Prishtinë e këtu do të takohet me të gjithë udhëheqësit politik si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nuk pritet asgjë pozitive nga vizita e Lajçaku-t në lidhje me dialogun me shtetin e Serbisë.

Kelmendi thotë që të dy emisarit, Lajçak dhe Borell janë kundër shtetit të Kosovës mirëpo temat që të i paraqesë në dialog i takonë qeverisë së Kosovës duke përfshi këtu, njohjen e shtetit të Kosovës, marrjen e përgjegjësive të shtetit serbë, nëse nuk paraqiten këto atëherë nuk ka pse të shkon Kosova në Bruksel.

- Advertisement -

Nga Lajçak nuk pritet asgjë pozitive në dialog me shtetin kriminal serb.

- Advertisement -

Është e çuditshme se si BE i vendosi dy politikan në dialog, Borel dhe Lajçak, që janë tërësisht kundër shtetit të Kosovës. Por, duhet besuar se ndoshta nuk lejohen këta të zhvillojnë një politike që njihen anti Kosovës.

Duke e ditur këtë dhe faktin se dialogu do të vazhdon i takon Qeverisë në Kosovë që të paraqes temat për dialogun. Këtu e kam fjalën për njohje të shtetit, për reparacionet e luftës, rikthimin e fondëve të vjedhura dhe përgjegjësinë penale të shtetit serb.

Nëse nuk paraqiten këto tema dhe nuk iu jepet ultimatum BE-së dhe këtej nuk zhvillohen diskutimet, nuk ka pse Kosova të shkon ne Bruksel”, u shpreh Kelmendi.

Në fund, Kelmendi thotë që Kosovës nuk i duhen temat antishtetëore që dëmtojnë shtetin, këtë gjë duhet edhe Lajçak dhe Borell ta ketë qartë sepse paqeja sipas Kelmendit nuk bëhet me mospërgjegjësi të Serbisë por mbi bazën e shtetit për marrjen e përgjegjësisë.

Kosovës nuk i duhen temat antishtetërore që e dëmtojnë shtetin dhe e dëmtojnë për jete atë. Temat dihen dhe asgjë tjetër nuk duhet pranuar.

Këtë duhet të ketë të qartë Lajçak dhe Borell, vet BE dhe kushdo që merret me dialog. Paqeja nuk realizohet me asociacion, me mos përgjegjësi të shtetit serb dhe pa reparecione e njohje të shtetit.

Paqja realizohet mbi bazën e shtetit dhe të marrjes së përgjegjëses nga ata që janë përgjegjës. Këtë duhet të mbroj Kosova”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit