7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ndodh vetëm në Kosovë: Lirohet në arrest shtëpiak i dyshuari për aksidentin ku vdiqën 5 persona në Ferizaj

Rekomandime

I dyshuari që shkaktoi aksidentin tragjik në Ferizaj, në qershor të këtij viti, ku humbën jetën 5 persona, i është ndryshuar masa e sigurisë.

- Advertisement -

Me kërkesë të Prokurorisë në Ferizaj, Gjykata të njëjtin e ka liruar nga paraburgimi dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji.

E.M., dyshohet se më 6 qershor, rreth orës 15:37, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, komuna Ferizaj, duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, me të arritur përballë firmës “LS Qeramika” nga pakujdesia, ka vepruar në kundërshtim me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

I njëjti duke mos përshtatur shpejtësinë, kishte kaluar vijën e plotë të rrugës dhe ka goditur veturën ‘Golf II”, e cila po lëvizte nga drejtimi i kundërt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit