16.6 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Kandidati për president, Dragojeviç: Kosova është e pavarur, Serbët kanë bërë gjenocid në Srebrenicë

Rekomandime

Srgjan Dragojeviç, këshilltari i kandidatit për president të Serbisë, Zdravko Ponosh i emëruar kohëve të fundit në ekipin për zgjedhjet presidenciale, ka deklaruar se: “Mund të mos pajtoheni me mua, por nuk keni pse më shani por për mua – Kosova është e pavarur, serbët bënë gjenocid në Srebrenicë, turp që personi që kërkonte vr*asjen e 100 myslimanëve për një serb të jetë president i Serbisë”, shkruan “Informer”.

Media serbe shkruan se kandidati për president gjenerali Ponosh është kandidat i Gjilasit, i cili kohë më parë kishte deklaruar se Serbia duhet të bëhet anëtare e NATO-s! .

- Advertisement -

Srgjan Dragojeviç që është simpatizues dhe mbështetës i Zdravka Ponosh, kandidat për president i propozuar nga lideri i Partisë së Lirisë, Dragan Gjilas, sikurse edhe zëvendës-presidentes së këtij subjekti Marinika Tepiç, pas deklaratës se Serbia duhet të hyjë në NATO, tash doli me deklaratë skandaloze që kanë tmerruar qytetarët e Serbisë, shkruan “Informer”.

Ai ka publikuar në rrjetin social një status, ku shprehet: “Për të gjithë ju respekt, po është e turpshme të më përcillni e edhe më pak të më shani e fyeni, nëse nuk pajtoheni me qëndrimet e mia:

1: Kosova është e pavarur,

- Advertisement -

2. Serbët bënë gjenocid në Srebrenicë,

3. Është turp që personi që kërkonte vr*asjen e 100 myslimanëve për një serb të jetë president i Serbisë”.

- Advertisement -

Media serbe posaçërisht ia sheh të madhe Dragojeviç që ka deklaruar se Kosova tashmë është e pavarur dhe se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi.

Gazeta përkujton se Ponosh përsëri ka dëshmuar preferencat e veta rreth anëtarësimit të Serbisë në NATO, ashtu që krijoi ekip me të cilin dëshiron të fus shtetin tonë në Aleancë dhe ka deklaruar se krijon ekipin ku Srgjan Dragojeviç do të jetë anëtar, i cili sot deklaroi se Serbia duhet të hyj në NATO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit