10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pas 60 vjetësh në Zelandë të Re, vetëm të moshuarit do të mund të blejnë cigare

Rekomandime

Duhani po thuhet të jetë shkaktari kryesor që në vit merr jetën e 5 mijë njerëzve në Zelandën e Re.

Kjo shifër ka alarmuar Ayesha Verrall, ministren e Shëndetësisë së këtij vendi, e cila krijoi një plan të ri për ta minimizuar pirjen e këtij produkti të dëmshëm në shtetin e saj.

- Advertisement -

Madje, Verrall, e cila punoi si mjeke në spitalin publik të Wellingtonit, tha se duhanpirja ishte shkaktar kryesor i zhvillimit të kancerit te shumë njerëz.

Prandaj, sipas ligjit të ri që ajo e prezantoi të enjten, u tha se do të ketë një ndalesë të përjetshme të përdorimit për personat 14 vjeç apo më të rinj. Ky plan parasheh që mosha minimale e personave që mund të blejnë cigare të rritet vit pas viti.

Kjo nënkupton që 65 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, i bie që qytetarët mund të blejnë cigare nëpër dyqane, vetëm pasi të dëshmojnë se janë të paktën 80 vjeç.

- Advertisement -

Plani i qeverisë ka vendosur synimin që nën 5 për qind të qytetarëve të jenë konsumues të duhanit deri në vitin 2025. Po ashtu, pjesë e planit qeveritar është edhe lejimi i shitjes së produkteve të duhanit vetëm me nivele të ulëta të nikotinës.

Për shkak se mosha minimale aktuale për të blerë cigare në Zelandën e Re është 18 vjeç, ndalimi i përjetshëm i duhanit për të rinjtë nuk do të ketë ndikim për disa vite.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit