9.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Lëvizja Vetëvendosje e prerë: Zajednica kurrë nuk do të kalojë

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se Asociacioni i Komunave Serbe, asnjëherë nuk do të arrijë të themelohet në Kosovë.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë për shkak që përmbi gjysma e qytetarëve në vend, kanë shprehur mbështetje për Lëvizjen Vetëvendosje, në mes tjerash votën e tyre e kanë dhënë edhe për shkak të moslejimit që kjo gjë të ndodhë.

- Advertisement -

“Nuk ka me u kry kurrë Zajednica. Mbaje në mend çka po të them: kurrë s’ka me u kry”, thotë Rexhaj në Debat Plus.

“Mbi 50% e qytetarëve e kanë votuar Albin Kurtin për kryeministër, në mes tjerash për ta ndryshuar qasjen e Kosovës në dialog. Ata dëshirojnë që mos ta lejojnë bosnjëzimin e Kosovës dhe kryeministri Kurti, është garancia më e madhe për një gjë të tillë”, shtoi Rexhaj në mes tjerash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit