20.5 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Kjo është pasuria e Dardan Molliqaj, banesa, shtëpi e truall

Rekomandime

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në kohën sa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, ishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit rreth pasurisë së tij.

Molliqaj ka deklaruar se posedon shtëpi, truall dhe dy banesa në emër të bashkëshortes së tij. Të gjitha këto pasuri të patundshme kapin vlerën 211 mijë euro.

- Advertisement -

Molliqaj ka deklaruar se posedon edhe një veturë në vlerën 3.500 euro.

Ndërkaq mbi 16 mijë euro kursimet e tij në bankë, të deklaruar në emër të tij dhe bashkëshortes.

Të hyrat vjetore të tij nga paga kur ishte deputet dhe bashkëshortja e tij, që punon në Ministrinë e Arsimit në Tiranë, kapin vlerën mbi 34 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit