Haxhi Krasniqi bashkë me titujt e botës po vijnë në Kosovë

    0
    231

    Boksieri i njohur nga Kosova, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi, në javën që lam pas u bë shqiptari i parë që ka arriti të shpallet kampione bote në boksin profesionist.

    Të shtunën e 10 tetorit, 33 vjeçari e mposhti boksierin gjerman, Dominic Bosel, me ‘nok-aut’ që në raundin e tretë, duke shënuar kështu suksesin më të madh në karrierë.

    Pas fitores, Haxhi Krasniqi u bë boksieri i parë shqiptar si kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë (WBO, IBO). Krasniqi, tash titujt e botës ka njoftuar se do t’i sjell në Kosovë.

    Ai ka publikuar një foto në ‘Instgram’ ku ka shkruar: “Krenaria më e madhe në jetë t’ia sjell Kosovës titujt e botës”, teksa nuk dihet nëse foto është bërë në Gjermani apo në Kosovë.