8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Familja e yllit të kombëtares viziton Kurtin, i jep fanellën e nënshkruar nga futbollisti

Rekomandime

Familja e futbollistit të kombëtares kosovare, Leart Paqaradës, ka vizituar sot zyrën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

- Advertisement -

Në Instagram, Kurti ka publikuar fotografinë me fanellën e nënshkruar nga Paçaradës, raporton Gazeta Express.

Ish-kryeministri fotografitë me familjen e mbrojtësit të kombëtares i ka shoqëruar me një rrëfim të babait të tij, Shukri Paqaradës, që ka qenë portier i Prishtinës në vitet e ’80-a.

“Paqarada fluturon porsi zog”. Kështu pikëllohej komentatori serb në vitin 1987 gjatë ndeshjes futbollistike ndërmjet Prishtinës dhe Cërvena Zvezdës, kur atëbotë portieri ynë Shukri Paqarada në stadiumin ‘Marakana’ në Beograd nuk lejonte të tundej rrjeta e portës së ekipit tonë. Dje, me familjen e tij, Shukriu erdhi për të ma dhuruar fanellën e djalit të tij, Leart Paqaradës, tash mbrojtës i majtë në St. Pauli të Gjermanisë dhe futbollist i reprezentacionit të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Instagram.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit