14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Pas tërheqjes nga veriu, Policia e Kosovës tregon në detaje çka ndodhi

Rekomandime

Policia e Kosovës është deklaruar për heqjen e Njësisë Speciale nga veriu i vendit, si dhe për largimin e barrikadave nga protestuesit serbë. Sipas policisë, gjatë ditës së sotme janë hequr 13 barrikada të vendosura nga banorët lokal serbë në Jarinje dhe Bërnjak.

- Advertisement -

Pas këtyre veprimeve, sipas policisë pikëkalimi kufitar në Bërnjak dhe në Jarinjë janë liruar për qarkullim.

Policia ka theksuar se gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, i është kthyer normalitetit, përderisa njësitet policore patrulluese përfshirë ato kufitare vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore.

Njoftimi i plotë i PK:

Referuar zhvillimeve dhe marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, sot më 02 tetor 2021 në ditën e trembëdhjetë (13), pengesat/barrikadat e krijuara në të gjitha lokacionet kanë filluar të largohen nga vet personat të cilët i kanë vendosur ato dhe rrugët në drejtim të pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim.

Pas lirimit të rrugëve për qarkullim dhe largimit të pengesave, e personave të cilët në shenjë proteste kanë qëndruar në ato lokacione, njësitet speciale operative të Policisë së Kosovës kanë filluar lëvizjen e tyre nga pikat e vendosura drejt stacioneve policore.

- Advertisement -

Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, pas largimit të pengesave, lirimit të rrugëve për qarkullim dhe lëvizje të lirë i është kthyer normalitetit, përderisa njësitet policore patrulluese përfshirë ato kufitare vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore.

Bazuar në marrëveshjen në fjalë njësitet e KFOR-it sipas mandatit të tyre, që në orët e mëngjesit janë angazhuar dhe vendosur në disa lokacione në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Vlen të potencohet se sot në orët e pasdites, Ministri i Punëve të Brendshme  z. Xhelal Sveçla  dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, vizituan stafin menaxhues dhe zyrtarët policorë në kampin Belvedere, të cilët ishin në detyrë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Vizita e realizuar ishte e karakterit mbështetës, falënderues dhe përkrahës ndaj të gjithë zyrtarëve policorë, të cilët me angazhimin e tyre dhe sjelljen profesionale, treguan dhe njëherit dëshmuan se Policia e Kosovës është një polici demokratike e ndërtuar sipas standardeve evropiane, në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj.

Ministri z. Sveçla  dhe drejtori z. Mehmeti, duke çmuar lartë punën e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, në zbatim të ligjit dhe vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, kërkuan nga të njëjtit që të vazhdojnë punën dhe detyrat e tyre policore në shërbim të vendit dhe qytetarëve në mënyrë profesionale, ashtu siç është dëshmuar gjatë këtyre trembëdhjetë (13) ditëve, duke mos rënë pre e asnjë provokimi të kryer në forma të ndryshme nga ana e protestuesve.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave,  e në veçanti për kufij të hapur,  mirë të kontrolluar dhe të sigurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit