11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Kosovarët vendosin 300 flamuj kuq e zi drejt kufirit me Serbinë

Rekomandime

Një grup personash kanë vendosur flamuj kuq e zi në Podujevë, deri në rrugën që çon në kufirin me Serbinë, Merdare, shkruan Gazeta Metro.

Si çdo herë, llapjanët bëhen gati të stolisin Podujevën me flamuj kuqezi.

Madje, shumë prej tyre vendosen pikërisht në rrugën që të çon për në kufi me Serbinë.
Kësaj radhe, përveç që janë vendosur për festën e 28 Nëntorit, këta flamuj i janë dedikuar tashmë të ndjerit kapitenit të FSK’së, Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë javë më parë.

- Advertisement -

Ky i fundit çdo 28 nëntor stoliste Podujevën me flamuj kombëtarë. Ejupi ishte iniciatori kryesor që Llapi të dukej kuq e zi në festën e kombit shqiptar.

Në nderim të veprës së tij, kjo iniciativë ka vazhduar edhe për këtë 28 nëntor, e mbështetur nga shoqata e veteranëve të luftës të Llapit dhe nga banorë të tjerë.

Ky grup i vullnetarëve gjatë ditës ka vendosur rreth 300 flamuj, nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit