1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Arben Vitia flet për nisjen e hetimeve ndaj tij për tenderët e MSH-së

Rekomandime

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mohuar se është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për tenderët e dyshimtë të dhënë gjatë pandemisë.

“Unë nuk jam duke u hetuar nga Prokuroria”, ka thënë Vita.

- Advertisement -

Ndonëse Prokuroria Themelore e Prishtinës dje e konfirmoi për Express se ka nisur hetime për tenderët e dyshimtë të MSH-së që u dhanë gjatë kohës kur ky dikaster udhëhiqej nga Vitia, ish-ministri thotë se organi i akuzës po i heton tenderët që vetë ai i ka dërguar atje.

“Prokuroria po merret me hetimin e procedurave të prokurimit të të gjithë tenderëve që unë i kam dërguar për hetimin në Krimet Ekonomike, Autoritetin e Konkurrencës dhe Prokurorinë e Shtetit” tha ai.

“Të gjithë tenderët në të cilët kam menduar se është keqpërdorur detyra zyrtare i kam dërguar dokumentet për hetimin e tyre në maj vitit 2020 sa isha vet ministër” shtoi Vitia.

- Advertisement -

Express raportoi dje se tenderët e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës kur ajo udhëhiqej nga Arben Vitia, kanë përfunduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e cila ka iniciuar rast për ta hetuar procesin e dhënies së tyre.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

- Advertisement -

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve”, ka thënë Ulaj, e cila nuk ka treguar nëse Vitia është intervistuar për këtë çështje.

Express dje gjatë ditës ka provuar ta kontaktojë edhe me ish-ministrin Arben Vitia, për të marrë një qëndrim nga ai lidhur me këtë çështeje, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit