Kampioni i Botës vjen në Kosovë, do të dekorohet nga Presidenti

0
146

Kampioni i Botës në Boks, haxhi Krasniqi ka ardhur në Kosovë për t’i prezantuar titujt e fituar të shtunën mbrëma.

Boksieri nga Juniku është parë në objektin e presidencës.

Media mëson se junikasi do të dekorohet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Krasniqi të shtunën ka fituar titullin e Botës në pesha të mesme pasi ka nokautuar Dominic Boselin.

Haxhi Krasniqi asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen e tij dhe gjithmonë është shprehur i gatshëm që një ditë të boksoj në Kosovë.