4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nis përplasja e të mëdhenjve, Rusia thotë se s’pajtohet me Turqinë rreth Karabakut

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se Moska nuk pajtohet me pozicionin e Turqisë për konfliktin në Nagorni-Karabak, duke thënë se zgjidhja ushtarake është e papranueshme.

- Advertisement -

“Ne nuk pajtohemi me pozicionin e paraqitur nga Turqia, që është bërë i ditur gjithashtu disa herë nga presidenti azer, Aliyev”, tha kryediplomati rus gjatë një interviste për një radio lokale.

“Nuk është sekret që ne nuk mund të pajtohemi me një deklaratë ku thuhet se një zgjidhje ushtarake është e lejueshme”, shtoi ai.

Lavrovi, tha se do të ishte gjë e duhur që të dërgohen vëzhgues ushtarakë rusë në vijën e frontit në Nagorni-Karabak, por se kjo duhet të vendoset nga Azerbajxhani dhe Armenia, shkruan Reutersi, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Që nga dita kur hyri në fuqi të shtunën, armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia midis dy palëve të konfliktit është shkelur disa herë. Armenia dhe Azerbajxhani e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje dhe sulme ndaj civilëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit