9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

VV këmbëngulëse: Nuk ka qeveri pa fituesin e zgjedhjeve

Rekomandime

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Taulant Kryeziu, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka shkelë Kushtetutën me rastin e dekretimit të Avdullah Hotit, për mandatar për formimin e Qeverisë së re.

- Advertisement -

“Siç ka qenë e pritshme ju kemi drejtuar për ta vlerësuar kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit. Ky dekret është një shkelje e Kushtetutës. Duke e parë sjelljet e tij që do të duhet të mbajë nje pozicion neutral, ai ka marrë një pozicion aktiv duke formësuar vullnetin politik jashtë atij të 6 tetorit.

Duke iu referua edhe dekretit të vitit 2014-të duhet të ju drejtohet vetëm partisë fituese, nuk ka ndonjë diskrecion nga presidenti”.“Nëse i ka drejtuar pesë letrat, ai i ka marrë përgjigjet në gjitha letrat. Nuk ka asnjë afat që partia fituese duhet të ia kthejë presidentit përgjigjen. Ne kemi thënë se prioritet për neve është luftimi i pandemisë Covid-19. Pas asaj ne do t’i kthejmë përgjigje. Mirëpo nuk ka një afat të caktuar që e obligon fituesin e zgjedhjeve të kthejë përgjigje”.

Kryeziu shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të ndalojë formimin e një qeverie në kundërshtim me vullnetin e sovranit.“Ajo që kemi kërkuar ne është që duhet të merret një masë e përkohshme që e bën të qartë se ndërtimi i një qeverie në kundërshtim me vullnetin e sovranit duhet të ndalojë. Kur është zgjedhur zotëri Isa Mustafa kryetar i Parlamentit në vitin 2014, përgjigja ka ardhur për pesë dite”.

- Advertisement -

“Ne ftojmë Gjykatën Kushtetuese që marr parasysh çështjen që ta trajtoj sa më shpejtë. Pastaj del me një aktgjykim që e qartëson rrugëtimin. Dekretit të vitit 2014-të e ka qartësuar të zezë mbi të bardhë se nuk ka qeveria pa fituesin e zgjedhjeve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit