“Procesi i formimit të qeverisë së re është tërësisht demokratik, por edhe kushtetues”

0
102

Zyrtari i LDK-së, Florian Dushi ka reaguar pas deklaratave të Vetëvendosjes se formimi i qeverisë së re është në kundërshtim ne Kushtetutën.Dushi ka shkruar se qeveria e re shpejt do të votohet në Kuvend.

”Procesi është tërësisht demokratik, por edhe kushtetues, natyrisht në respektim të plotë të dispozitave kushtetuese të cilat sistemin tonë parlamentar e demokratik e kanë rregulluar si sistem të bazuar në vullnetin e shumicës, shumicë kjo e barabartë brenda saj”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Procesi i krijimit të qeverisë së re tashmë ka filluar, dhe pritet të përmbyllet shpejtë përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.Procesi është tërësisht demokratik, por edhe kushtetues, natyrisht në respektim të plotë të dispozitave kushtetuese të cilat sistemin tonë parlamentar e demokratik e kanë rregulluar si sistem të bazuar në vullnetin e shumicës, shumicë kjo e barabartë brenda saj.

Logjika se qeveria i takon vetëm të parit, madje edhe atëherë kur i pari heqë dorë nga kjo e drejtë apo edhe nuk ka mundësi të formojë qeverinë, është logjikë e prapambetur e cila zgjedhjet dhe të zgjedhurit në zgjedhje, ekzistimin e tyre, e bënë fare të panevojshme, gjë që është në kundërshtim të plotë me sistemin demokratik dhe qëllimin e zgjedhjeve.Kështu, shumica gjithmonë vendos, ndërsa logjika e të parit si i vetmi me të drejta në sistem, do të mbetet vetëm si dëshirë subjektive e tyre, e frymëzuar nga libra historik dhe tregime mbi sisteme njëpartiake, të partisë shtet!