11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vuçiq u kërkon serbëve të dalin në zgjedhjet e Kosovës për ta votuar…

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëri u bëri thirrje të gjithë serbëve në Kosovë që të dalin në zgjedhjet e 6 tetorit dhe siç tha ai “të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre”. Ndërkaq ai vazhdon të bëjë fushatë nga Beogradi për Listën Serbe.

- Advertisement -

Vuçiq pas një takimi që pati në Beograd me kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e së dielës tha se vota për Listën Serbe është çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë dhe të ardhmes së Serbisë.

Ai tha se kjo listë “ishte e ekspozuar ndaj një fushate brutale, dhe qëllimi i asaj fushate ishte, siç theksoi ai, “të dobësojë pozicionin e popullit serb në Kosovë, Serbinë në tërësi dhe pozitën negociuese të vendit tonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, shtoi ai.

Koalicioni “Liria”, i krijuar nga partitë e tjera politike të serbëve në Kosovë, deklaratat e presidentit serb për votimin e Listës Serbe i kanë quajtur si përçarje të serbëve në Kosovë.

- Advertisement -

Ndërkaq, kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Nenad Rashiq, e ka quajtur Listën Serbe ‘monstrum politik’ dhe ka kërkuar që të votohet “Liria” për ta hequr qafe partinë që Vuciq e përkrah në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit