7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Serbët të nervozuar: Thaçi në vend të Asociacionit, i prezantoi Lajçakut një listë dëshirash

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkovic ka thënë se në takimin me Lajçakun, presidenti Thaçi i ka dhënë atij një listë dëshirash në vend të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pasuesi i Gjuriqit ka thënë se Thaçi është dashur ta informojë Lajçakun se kur do të fillojë themelimi i Asociacionit dhe jo t’i japë atij një listë me fantazirash në lidhje me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Emisari i BE’së sot ka takuar Presidentin Thaçi ku kanë biseduar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi pas takimit me Lajçakun ka deklaruar se i ka shprehur atij kërkesën që BE’ja të vendosë në tavolinën e bisedimeve një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve që do të nënkuptonte njohjen reciproke.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka bllokuar dialogun e nisur këtë vit pas 20 muajsh ndërprerje.

- Advertisement -

Përderisa pala kosovare ka refuzuar të bisedohet për këtë çështje, pala serbe ka insistuar që Asociacioni të themelohet ashtu siç është nënshkruar në Bruksel në vitin 2013.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit