3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kosova e pamposhtur në Athinë, barazon me Greqinë

Rekomandime

Kosova e pamposhtur në Athinë, barazon me Greqinë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur të marrë një pikë nga përballja me Greqinë në Athinë, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.

- Advertisement -

Ekipet barazuan pa gola, me grekët që rrezikuan më shumë në pjesën e parë, e Kosovën në pjesën e dytë.

Lirim Kastrati dhe Leart Paqarada patën rastet më të mira për Kosovën në fillim të pjesës së dytë, por asnjëri s’arriti t’ia siguronte “Dardanëve” tre pikët e para në grup.

Rasti më i mirë i ndeshjes ishte për vendasit. Në minutën e 19-të Bakasetas humbi penaltinë. Aro Muriq priti me sukses gjuajtjen e tij.

- Advertisement -

Barazimi vjen pas tri humbjeve rresht, ndaj Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë. Kosova këtë ndeshje e zhvilloi pa shumicën e lojtarëve kryesorë.

Në kuadër të Grupit 3 në Ligën C, Sllovenia është lider me 10 pikë, pas fitores sonte ndaj Moldavisë (4:0). Greqia është e dyta me tetë pikë, ndërsa Kosova zë vendin e tretë me dy pikë. Moldavia mbetet në fund me vetëm një pikë pas katër ndeshjesh.

- Advertisement -

21:53
Pjesa e dytë nis me një rast ideal për Kosovën
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Greqi – Kosovë dhe qysh në minutën e parë të kësaj pjesëloje, Lirim Kastrati pati rast ideal për shënim të golit.

Kastrati depërtoi nga e majta dhe u gjet përball portierit grek, por gjuajti direkt në të.

Rezultati mbetet 0:0.

21:36
Pjesa e parë e ndeshjes Greqi – Kosovë, pa gola
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.

Greqia dominoi këtë pjesëlojë por nuk arriti të gjejë rugën e golin.

Madje Aro Muriq ia mohoi rastin më të mirë Greqisë në minutën e 18 për të kaluar në epërsi, kur e priti penalltinë.

21:06
Muriqi pret penalltinë, Greqi – Kosovë 0:0
Portieri kosovar, Aro Muriq, ia ka mohuar epërsinë Greqisë duke bërë një pritje fantastike të penaltisë.

Muriq arriti të mbrojë goditjen e Bakasetas në minutën e 18 të ndeshjes.

20:44
Nis ndeshja Greqi – Kosovë
Ka nisur ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e katërt të grupit, ku Greqia kryeson e Kosova është e parafundit.

Në këtë ndeshje Kosova është futur pa lojtarët kryesorë, të cilët po mungojnë për shkak të lëndimeve dhe situatës me COVID-19 në vendet ku luajnë me klube.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit