17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kryetari i qyteti ukrainas: Ka shumë sulme, nuk po arrijmë t’i marrim dot të plagosurit nga rruga

Rekomandime

Qyteti port i Mariupolit në bregun e Detit të Zi në Ukrainë vazhdon të jetë nën sulme të vazhdueshme nga ushtria ruse.

Nëpërmjet një video mesazhi kryetari i qytetit Vadym Boychenko thotë se autoritete ukrainase e kanë të pamundur të marrin qytetarët e plagosur që ndodhen në rrugë apo në banesat e tyre, për ti dhënë ndihmë, pasi shpërthimet janë të njëpasnjëshme.

- Advertisement -

“Nuk po arrijmë t’i marrim dot të plagosurit, as nga rrugët, as nga banesat, pasi sulmet me granata nuk kanë të ndalur”, tha kryetari i qytetit, shkruan BBC.

Ndërkohë ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti përmes të ashtuquajturit “korridorit të gjelbër”.

Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rus tha se ushtria do të ndërmarrë “sulme të synuara” kundër qytetit nëse forcat ukrainase nuk dorëzohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit