15.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Hetuesit e Hagës nisën drejt Ukrainës – Sulmi ndaj civilëve përbën KRlM Iufte

Rekomandime

Një hetim për KRlME të Iuftës lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia ka nisur sot pasi një numër i paprecedentë vendesh e mbështetën këtë, raporton The Guardian.

- Advertisement -

Karim Khan, kryeprokurori për Gjykatën Penale Ndërkombëtare tha se ai do ta fillojë punën “sa më shpejt të jetë e mundur” për të dëshmuar KRlME të mundshme kundër njerëzimit ose gjen0cid të kryera në Ukrainë.

Referimi për hetim është bërë nga 39 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, kryeministri i së cilës tha se është i bindur se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë. Kjo ia mundësoi kryeprokurorit të kërkojë miratimin e gjykatës në Hagë për nisjen e hetimeve.

Nisja e hetimeve vjen pasi kryeqyteti i Ukrainës, Kyivi është rrethuar dhe ministria ruse e mbrojtjes thotë se e ka marrë “nën kontroll të plotë” qytetin e Khersonit, një qytet-port në jug të Ukrainës, pranë gadishullit të Krimesë.

- Advertisement -

Kkryeprokurori Khan tha se një ekip i avancuar hetuesish tashmë po udhëton drejt Ukrainës.

Në një deklaratë për BBC-në, i pyetur në lidhje me raportimet se Rusia po përdor B0MBA me vakum në zonat civile, kryeprokurori Khan tha se “është e qartë… drejtimi i sulmeve kundër civilëve dhe objekteve civile përbën një KRlME Iufte”.

- Advertisement -

Ndërsa pushtimi rus ka hyrë në javën e dytë, agjencia e OKB-së për refugjatët vlerësoi se 1 milion njerëz kanë ikur deri tani nga Ukraina, duke e bërë atë eksodin më të shpejtë të refugjatëve në këtë shekull.

Më shumë se 2,000 civilë kanë vd*ekur që nga fillimi i pushtimit, thotë shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Harta e KRlMEVE ruse të Iuftës, e krijuar nga Amnesty International

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit