Ish-ministri i Integrimeve Europiane, Blerim Reka, ka reaguar ndaj deklarata të Miroslav Lajcak, i cili tha sot në Prishtinë se Asocacioni i komunave serbe do të formohet.
I dërguari Special i BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka deklarauar sot në Prishtinë se Asocacioni do të formohet ndërsa Reka thotë se ai po tregohet aqsimetrik në dialog duke i kënaqur kërkesat e serbëve.
“Lajçaku vazhdon me zbatimin e qasjes asimetrike në Dialogun e Brukselit. Pa një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, ai i kërkon Prishtinës ri-kthimin e “Zajednicës”, siç e kërkon Beogradi. Sikur që para dy dekadash, i kërkonte Kosovës anëtarësim në BE përmes Beogradit, sot vijon me presionin e shtuar ndaj Kosovës për koncesione të reja ndaj Serbisë. Pasi që e detyroi Kosovën të heq taksën tregtare dhe reciprocitetin, e të heq dorë nga njohjet ndërkombëtare, tash së fundi i kërkohet të heq edhe karakterin unitar të sovranitetit të saj shtetëror!”, ka thënë ai.
“Para 18 vitesh kritikoja qasjen e tillë të Brukselit, kur në shkrimin tim e konsideroja të gabuar dhe të dëmshme, qasjen e atëhershme të BE-së për “qasje unike të stabilizim-asociimit të RFJ për Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën”. Në atë shkrim të janarit të vitit 2002, duke kritikuar idenë e tillë të Brukselit, i kërkoja që në vend se tu impononte Prishtinës dhe Podgoricës, rrugën e tyre në Evropë – përmes Beogradit; BE ta bindte Beogradin se rruga e tij për në Evropë është pa Podgoricën dhe pa Prishtinën.”, shtoi ai.
“Ky planifikim i gabuar strategjik i Brukselit u dëshmua katër vite më vonë kur Mali i Zi u pavarësua dhe gjashtë vite më vonë, kur u pavarësua edhe Kosova. Një dekadë më vonë Mali i Zi, i filloi negociatat anëtarësuese me BE-në, jashta kësaj “qasjeje unike te RFJ”. Biles para Serbisë! Pse Brukseli, ende nuk e pranoi edhe gabimin e dytë strategjik atë ndaj Kosovës dhe pse vazdon me trysni të reja e të vazhdimshme për lëshime të reja ndaj Beogradit? Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk koncensionohet, as ndahet, as pjestohet, e as tkurret. Ata janë të plotë dhe të pa-negociueshëm.”
Sovraniteti nuk koncensionohetLajçaku vazhdon me zbatimin e qasjes asimetrike në Dialogun e Brukselit. Pa një…
Gepostet von Blerim Reka am Donnerstag, 15. Oktober 2020