8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ky është personi që e ktheu flamurin në Koshare

Rekomandime

Dje në mesditë, një prif serb e ka larguar flamurin kombëtar i cili kishte qenë i vendosur në një kullë në Koshare, që nga koha e luftës.

Në mbrëmje, flamuri është rivendosur prapë atje,.

- Advertisement -

Por, kush ishte personi që e ktheu flamurin në Koshare?

Sipas një video që kanë dërguar në media, personi që e ktheu flamurin në vendin e vetë është Demë Maloku. Të njejtën video e ka shpërndarë edhe ai vetë në llogarinë e tij në Facebook.

“#15.10.2020-Koshare, vendi i Lavdisë!”, ka shkruar ai sipër videos.

- Advertisement -

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të inicioi hetim dhe padi për priftin serb.

- Advertisement -

Në videon e publikuar nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte atje që nga koha e Iuftës.

Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë.

Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, tha prifti serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit