Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, e ka quajtur të krisur kreun e VV’së Albin Kurti pasi ky i fundit bëri thirrje që të votohet Joe Biden në garën për president të Amerikës e jo Donald Trump.
Gecaj ka shkruar se vetëm një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet në ShBA.
“Veç një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet amerikane”, ka shkruar Gecaj.
Veç një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet amerikane!
Gepostet von Bajram Gecaj am Freitag, 16. Oktober 2020
Kreu i VV’së, Albin Kurti sot gjatë ditës ka postuar një video-mesazh ku ka bërë thirrje që të votohet kandidati demokrat Joe Biden në garën presidenciale në ShBA që do të mbahet më 3 nëntor