14.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

“Fshesa” e Hotit, për një ditë shkarkon tre drejtorë!

Rekomandime

Për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin sot ishte “Dita e Shkarkimeve”, pasi që brenda një dite ka liruar nga detyra tre drejtorë.

- Advertisement -

E filloi me shkarkimin nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, duke vazhduar më tej me lirim nga pozita ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, Ibrahim Xhakën, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn.

Shkarkimi i Rashit Qalajt u përfol shumë se mund të ketë lidhje me arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, por Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se largimi i Qalajt nga detyra është bërë për shkak të perfromancës së tij.

Por kryeministri, Avdullah Hoti menjëherë ka emëruar Samedin Mehmetin, ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Pas tij, Hoti liroi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, Ibrahim Xhakën për ta zëvendësuar me Bajram Rexhën.

Poashtu sot u shkarkua edhe Ilir Murtezaj nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

- Advertisement -

Kështu, në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit