Sot deputetja nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ksihte një ditë të veçantë.
Kusari-Lila ka festuar ditëlindjen dhe atë në një mënyrë mjaft special.
Atë e ka pritur një surprizë e këndshme nga deputetet e Vetëvendosje gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja ka ndarë në Facebook disa fotografi nga ai moment, duke falënderuar bashkë partiaket e saj për këtë befasi.
“Ditëlindja në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit grupit parlamentar të Lëvizja VETËVENDOSJE! për urimet dhe respektin”, ka shkruar Kusari-Lila.