Pasi media turke njoftoi se Ankaraja kishte provuar sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400, Pentagoni kërcënoi Presidentin turk Erdogan me “pasoja të rënda” nëse ai e vendos sistemin rus në shërbim, raporton televizioni gjerman “Das Erste”.
Turqia ka testuar sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që i ka blerë nga Rusia dhe marrëveshja tregtare me Moskën për blerjen e armëve i ndërlikon marrëdhëniet midis Ankarasë dhe NATO-s , raporton media gjermane.
Pasi media raportoi për testimin e S-400 në Turqi, qeveria amerikane paralajmëroi përsëri Turqinë që të mos përdorë armë të blera nga Moska.
“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre në lidhje me pritjet tona që sistemet S-400 të mos përdoren. “Nëse kjo konfirmohet, ne do të dënojmë me forcë testimin e sistemit S-400, e cila është e papajtueshme me përgjegjësinë që Turqia ka si një aleat të NATO-s dhe një partner strategjik të Shteteve të Bashkuara,” tha zëdhënësi i Pentagonit Morgan Ortagus.
Në të njëjtën kohë, Pentagoni kërcënoi Ankaranë me “pasoja serioze”, raporton “Das erste”.
Televizioni gjerman kujton se për shkak të blerjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse, Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar tashmë Turqinë nga programi për prodhimin e aeroplanëve luftarakë F-35. Turqia tani kërcënohet me sanksione të reja të SHBA.