7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

E pranon shefja e GP të Vetëvendosjes: Po, dje janë mbajtur dasma nga kosovarët në Valbonë

Rekomandime

Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvend, Mimoza Kusari-Lila ka folur për aktivitetin e VV’së në fushatën në Shqipëri si dhe për masat e vendosura në Kosovë.

- Advertisement -

Kusari-Lila ka bërë të ditur se dje gjatë ditës në Valbonë të Shqipërisë janë mbajtur dasmat nga familjet gjakovare.

“Po në fakt ka pas, fatkeqësisht edhe në kulmin e mbylljes ka pas, edhe verën e kaluar të cilat kanë qenë të publikuar në rrjetet sociale, ka pasur dasma nga familjet gjakovare”, ka thënë ajo në TV Dukagjini.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës nuk ka dalë me mbyllje totale duke arsyetuar dyndjen e kosovarëve drejt Shqipërisë.

- Advertisement -

Tutje, ajo tha se ka nevojë që këto masa të rishikohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit