2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Qeveria e Kosovës kërkesë presidentit Thaçi për hapjen e ambasadës në Izrael

Rekomandime

Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi që të bëj kërkesën për hapjen e ambasadës në Izrael.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit të kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla.

- Advertisement -

Hoti ka dhënë pëlqimin e tij për ta dërguar te presidenti Hashim Thaçi kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

“Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti.

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetren, kjo pas marrëveshjes së nënshkruar në SHBA më 4 shtator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit